Shqipëria ka mposhtur Moldavinë me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për eliminatoret e Europianit. Golat e Cikalleshit dhe Ramadanit, i dhuruan fitoren e parë tekniku Edi Reja, në drejtimin e kuqezinjve.
Fitore zemre për Kombëtaren, e cila ngjitet në kuotën e 6 pikëve. Duhet theksuar se në të dyja pjesët rastet për shënim nuk kanë munguar, teksa duhet të vinte minuta e 66-të, kur Cikalleshi, pas një kombinimi fantastik me Roshin, të zhbllokonte rezultatin.
Pas këtij momenti, kuqezinjtë u tërhoqën disi, duke administruar avantazhin. Për të vulosur gjithçka mendoi mesfushori Ylber Ramadani, i cili me një predhë nga distanca, mposhti për herë të dytë portierin moldav.
SHQIPËRI-MOLDAVI 2-0
Cikalleshi 65′, Ramadani 90+2′