4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


Fitore diplomatike e Gazës në OKB

Më të lexuarat

Miratoi një rezolutë për rishqyrtimin e kandidaturës së Palestinës për anëtarësim

Të premten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) mbështeti me shumicë dërrmuese një rezolutë për rishqyrtimin e kandidaturës së Palestinës për anëtarësim në atë organizatë dhe dhënien e të drejtave shtesë, raporton Anadolu.

Rezoluta, e udhëhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe (në emër të Grupit Arab), u miratua me një konsensus të gjerë me 143 shtete anëtare që votuan pro, nëntë kundër dhe 25 abstenuan.

Rezoluta, e bashkësponsorizuar nga Turqia së bashku me afro 80 shtete anëtare, shprehu “keqardhje dhe shqetësim të thellë” për veton e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 18 prill.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së drejtësisë dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut, rezoluta theksoi nevojën për të respektuar integritetin territorial të territoreve të pushtuara palestineze, përfshirë Kudsin Lindor (Jerusalemin).

Duke vënë në dukje se Palestina ka “të drejtë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara” sipas nenit 4 të Kartës së OKB-së, rezoluta i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të rishqyrtojë kandidaturën e Palestinës për anëtarësim.

Ndërsa bën thirrje për rregullime të caktuara për të mundësuar pjesëmarrjen e Palestinës në seancat e Asamblesë së Përgjithshme, rezoluta gjithashtu fton Palestinën të marrë pjesë në takimet e organizuara nga organet e OKB-së dhe konferencat e OKB-së.

Rezoluta ripohon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe shtetësi dhe thekson respektimin e ligjit ndërkombëtar, i cili është “guri themeltar i paqes dhe sigurisë në rajon”.

Ai gjithashtu i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres “të marrë masat e nevojshme për të zbatuar këtë rezolutë”.

Në vitin 2011, Palestina aplikoi për anëtarësim të plotë në OKB, por nuk mori mbështetjen e nevojshme nga Këshilli i Sigurimit. Në vitin 2012, Palestina mori “statusin e vëzhguesit të përhershëm” në OKB.

Përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, i dërgoi një letër Guterres më 2 prill, duke kërkuar një rishikim të kërkesës për anëtarësim të Palestinës.

Më 3 prill, Guterres i shkroi Këshillit të Sigurimit dhe bëri thirrje për shqyrtimin e kërkesave të Palestinës.

Më 8 prill, Këshilli ia referoi kërkesën e Palestinës “Komitetit për Pranimin e Anëtarëve të Rinj”. Pas dy takimeve, Komiteti njoftoi se nuk mund të arrinte një marrëveshje.

Më pas, Algjeria paraqiti një projekt-rezolutë për anëtarësimin e Palestinës në Këshill më 18 prill, e cila u vuri veton nga SHBA. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit