-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Fisnik Ismaili ia përplas për ftyre të vërtetat pronarit të Expressit

Më të lexuarat

Borat, me vjet ke tentue me na barazue me hajna e kriminelë. Me vjet po mundohesh me e la veten kishe je tash neutral edhe njeri i thjeshtë pa prapavijë. Me vjet mundohesh me terhjekë vëmendjekah ti, tuj u viktimizue, e tuj e ba veten me zor të randësishëm, kinse po të kërrcënon Lëvizja, sikur PDK që ka kërrcënue qytetarë të thjeshtë ktynehere.

Ti nuk je qytetar i thjeshtë. Ti je rrenc e manipulant. Je njeri i prisht. Ty të shajnë për rrenat që i flet, edhe me shumë të drejtë. Ty të paguajnë partitë tjera mos me i shajtë, se kujtojnë se ti nime i dëmton.

Ti ke shumë padi për shpifje, që qeky sistem i shkërrdhyem gjyqësor nuk i proceson, sepse ti i shantazhon që ke me i sulmue në portal, edhe nuk të ngucin.

Ti e din mirë që qeky sistem gjyqësor është i dështuem, por prapseprapë e arsyeton vendimin e tyne për aktivistat e Lëvizjes, duke i quejtë terrorista, me çdo kusht me ma barazue me të tjerët, të cilët krejt kriminelët e tyne i ka në liri.

Ka me ardhë dita, Borat, kur drejtësia ka me funksionue, edhe qata aktivista kanë me u lirue të pafajshëm. E qajo ditë ka me i aktivizue edhe krejt paditë për shpifje ndaj teje, të cilat kanë me të çue në burg, bashkë me krejt kriminelët e tjerë që ti sot i arsyeton e i barazon me neve.

Për qat ditë po jetoj. Edhe po të premtoj se kur të vjen edhe të shoh në pranga, unë kam me u sigurue me qenë aty, që me të pështye në fytyrë nga një herë për çdo muej që janë mbajtë aktivistat tonë në burg pa pikë faji.

Kënaqësinë me të rrehë dajak, e ti mu shitë viktimë, asnjani prej neve nuk ka me ta dhanë. Kush o qaj budallë që i fëlliqë duert me e prekë nji mut si ti, allahile?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit