0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Fisnik Ismaili: Çka keni me këtë flamur të Francës?

Më të lexuarat

Deputeti i parlamentit të Kosovë, Fisnik Ismaili ka kritikuar ndërrimin e fotove të profilit duke e bërë hijezim flamurin e Francës, si formë përkrahje dhe solidarizimi pas asaj që ndodhi në Francë. Ai thotë se Kosova më shumë punë për të bërë ngase ne i kemi llom punët dhe mos ta harxhojmë energji produktive duke e lodhur veten me ndërrime fotosh.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: “S’kam qitë flamur as kur e shkatërroi tsunami Japoninë, as kur ai tipi masakroi në Norvegji. As kur u ba hallakama në Gaza, as kur u ba tërmeti në Haiti, e as në çfarëdo tragjedie që ka ndodhë këtyne vjetëve, a në Darfur, a Burma, apo Liban, a kudoqoftë. As për 11 shtator nuk e kisha qitë, sikur të kish pasë Facebook në vjetin 2001.
Por kjo s’domethanë që nuk më dhemb për secilin rast, secilin moment, kur dëgjoj se një njeri i pafajshëm ka vdekë. Më dhemb, madje, aq shumë, sa që nuk shoh ngjyra ma, edhe për do ditë nxihet krejt rreth meje. Edhe badihava ndryshoj foto profili, apo shkruej statusa, kur tërmetet, tsunamit e tornadot kanë me vazhdue me shkatërrue shtëpi, e bishat kanë me vazhdue me terrorizue njerëz gjithandej nëpër botë.
Secili e ka mënyrën e vetë me u shprehë, edhe e ka të drejtën e vetë me iu gëzue apo hidhënue cilësdo ndodhi në botë, pavarësisht bindjeve politike, etnisë, besimit, gjinisë apo orientimit seksual.
Prandej, kur po ju shoh kah hupni vakt me debate të kota se kush kon duhet me e përkrahë, e qysh një mënyrë e të shprehunit është e gabueshme, sepse nuk i përmbahet naj rregulle të caktueme, me të vërtetë po më dhimbeni.
A e dini, more, sa punët e jueja i keni, Kosova llom, e ju shkoni mirreni me punë të hallkit, o hej? Dy ditë u morët me flamujt kuq e zi, edhe sari e mavi, tash me këtë, ku po gjeni nerva, pash krejt?
Me e pas çue krejt tanë këtë energji edhe kohë në gjana produktive, si me punue ma shumë, ose me protestue kundër të keqes në vendin tonë, punët i kishim shumë ma mirë.
Flamuri i vetëm që kam me e postue ndojherë në profil temin ka me vazhdue me qenë veç ai kuq e zi, sa herë që ka me iu dashtë vendit tim mbështetja, sepse e di që nuk përfundon veç me foto, por vazhdon duke i pervjelë mangët edhe grahë punës, qoftë në zyrë, në stadium a rrugë tuj brohoritë, apo në Kuvend.” /KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit