0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia

Më të lexuarat

Parlamenti i Finlandës e ka kaluar një ligj të premten, i cili u jep pushtet rojeve kufitare t’i kthejnë mbrapsht emigrantët e vendeve të treta në kufirin e saj me Rusinë.

Finlanda e ka akuzuar Rusinë se po i armatos emigrantët duke i nxitur shumë prej tyre nga vende si, Siria dhe Somalia, ta kalojnë kufirin. Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat.

Helsinki beson se Moska po e bën një gjë të tillë si shenjë hakmarrjeje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, e cila e mbështet Ukrainën kundër pushtimit rus.

Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit, Petteri Orpo, tha se projektligji ishte vendimtar për ta parandaluar mbërritjen e emigrantëve në të ardhmen, pavarësisht se ai është në kundërshtim me përkushtimet ndërkombëtare të Finlandës për të drejtat e njeriut.

Finlanda mbyll kufirin me Rusinë për shkak të emigrantëve

“Ky është mesazh i fuqishëm për Rusinë, mesazh i fuqishëm për aleatët tanë, se Finlanda kujdeset për sigurinë e vet, se ne kujdesemi për sigurinë e kufirit të BE-së”, tha Orpo në një konferencë pas votimit.

Asnjë azilkërkues nuk ka mbërritur në Finlanda prej marsit.

Finlanda i mbylli kufijtë tokësorë me Rusinë në fund të vitit të kaluar.

Veprimi i Finlandës është i ngjashëm me hapat që në vitet e fundit i kanë ndërmarrë vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë dhe Lituaninë, për ta bërë më të vështirë për emigrantët ta kalojnë kufirin nga Rusia apo nga aleatja e saj, Bjellorusia.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit