6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Finlanda e Holanda kundër masave anti-krizë

Më të lexuarat

Finlanda dhe Holanda kundërshtojnë masat anti-krizë të samitit të fundit të Bashkimit Europian, për të përdorur me më shumë lehtësi, fondet e shpëtimit. Qeveria finlandeze dhe ajo holandeze janë të gatshme t`i ndalojnë ESM-së, apo fondit të përhershëm të Eurozonës, të blejë letra me vlerë në tregjet dytësore.

Në deklaratën e ekzekutivit finlandez, të cituar nga agjensia e lajmeve AFP, thuhej se në të ardhmen, duhet unanimitet, sa i takon blerjeve të bondeve dhe siç duket kjo nuk është e mundur pas kundërshtimit tonë dhe Holandës.

Nën presionin e Italisë dhe Spanjës, 17 udhëheqësit e eurozonës pranuan të lehtesojne mekanizmin e blerjes së bondeve.

ESM duhet të hynte në funksion më 1 Korrik. Një prej faktorëve të vonesës është kërkesa për një organizëm të vetëm mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë fondet e dorëzanive. Derisa ESM të vihet plotësisht në punë, atëherë EFSF do të blejë letrat me vlerë të vendeve anëtare të bllokut dhe do të rikapitalizojë bankat në vështirësi të Spanjës. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit