-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Financial Times”: A do të ketë TurkExit?

Më të lexuarat

Gazeta angleze “Financial Times (FT) ka trajtuar në një koment të saj marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian dhe shtron pyetjen për mundësinë e një TurkExit (dalja e Turqisë nga bisedimet për anëtarësim me BE).

Gazeta angleze “Financial Times” (FT) në faqen ku publikon opinionin editorial trajton marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian (BE).

Sipas gazetës britanike këmbëngulja e Brukselit, që Ankaraja të ndryshojë legjislacionin e luftës kundër antiterrorizmit mund të jetë një pikë kthesë për mosliberalizimin e vizave për qytetarët turq.

“Ekziston risku që Presidenti Erdoan të bëjë thirrje për mbajtjen e dy referendumeve vitin e ardhshëm. Referendumi i dytë mund të jetë një thirrje për TurkExit, për të dalë nga bisedimet e anëtarësimit në BE, shkruan “Financial Times” dhe bën komentin që megjithëkëtë, ekonomia turke është e varur nga Bashkimi Evropian dhe e integruar me unionin, kështu që kjo mund të shërbejë si arsye për të përditësuar dhe zgjeruar kushtet e Bashkimit Doganor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit