11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

FILMOHEN PARCELAT ME DROGË NË LAZARAT

Më të lexuarat

Një helikopter Italian i misionit Interforce është bërë pjesë e operacioneve të policisë në zonën e Lazaratit. Aksioni i policisë i nisur tri javë më parë në këtë zonë ka kaluar në fazën e monitorimit nga ajri të parcelave me drogë.

Helikopteri i Interforce i pajisur me mjete speciale vëzhgimi, bashkë me një ekip të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për rreth 4 orë kanë monitoruar territorin ne disa Komuna përfshi edhe Lazaratin.

Sipas policisë operacioni u shtri në zonën e Lazaratit, komunës Zagori, Picar , Cepo, Odrie, Kurvelesh, Buz , Lopëz, Çarshovë ,dhe Frashër.
Filmimet e realizuara nga ana efektivët e policisë do të analizohen nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe do të shërbejnë për zhvillimin e fazës së tretë të Planit të Veprimet, që përkon me fazën Operacionale të ndërhyrjes në terren me forca policore.

Policia deklaroi se nuk ka pasur incident gjatë monitorimit të sotëm nga ajri. Në vitet 2004-2005 një helikopter i Interforcës italiane u qëllua me armë në Lazarat teksa monitoronte zonën nga ajri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit