3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Film me minorenë homoseksuale, gazetari i përvishet TVSH-së: Marrin 10 mln euro nga shqiptarët me axhendë të pështirë

Më të lexuarat

Një ditë më parë, qarkulloi lajmi se televizioni publik shqiptar ka transmetuar një film me përmbajtje të homoseksualitetit të dy djemve minorenë.

Gazetari i Top Channel, Klodian Tomori e ka cilësuar këtë fakt si një axhendë të pështirë të TVSH-së, e cila jo vetëm që merr 10 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve, sipas tij aspak të justifikuara, por tani promovon edhe homoseksualitetin, madje në moshë minorene.

Reagimi:

Axhenda e pështirë e TVSH-se

Televizioni publik ka transmetuar mesditen e kesaj te hene nje film me metrazh te shkurter, fabula kryesore e te cilit ishte marredhenia homoseksuale e dy djemve minorene. Ne film shfaqen dy kalamaj qe puthen dhe thone se ndihen krenar per marredhenien e tyre dhe jeten sentimentale qe kane me njeri tjetrin.

Kjo eshte e peshtire, e ndyre, e neveritshme dhe madje barbare. Kjo eshte me e shemtuar edhe se vete TVSH-ja.

Qeveria shqiptare takson cdo familje te ketij vendi, perfshire ato ne nevoje, qe te subvencionoje televizionin publik. Jane 10 milione euro taksa ne vit, qe paguhen nga te varfer dhe te pasur.

Tani pyetja eshte per ca i perdor parate TVSH-ja? Pervecse i vjedh dhe i shperdoron, ashtu si cdo ndermarrje tjeter publike ne kete vend, ca axhende shtyn perpara televizioni shqiptar.

Nese nje nga qellimet e taksimit te qytetareve per llogari te TVSH-se eshte edukimi i publikut, si edukohet publiku duke nxjerre dy meshkuj 13 vjecare, qe promovojne homoseksualitetin?

E para, si mund te transmetohet ne mes te dites nje film me permbajtje te ketij lloj, ku subjekti jane minorenet? Kjo duhet te jete subjekt hetimi nga AMA e ndoshta edhe me siper AMA-s.

E dyta, femijet ne ate moshe duhet te kene vetem nje qellim, shkollimin dhe te mesuarit per t’u bere njerez te afte qe neser ti sherbejne shoqerise. Nuk edukohen femijet te lidhin marredhenie ne kete moshe. Aq me teper te ndihen krenare pse kane te marredhenie as te seksit tjeter, e jo me te seksit te njejte. Ky eshte perversitet, jo krenari.

E treta, me shume mundesi ky filmi do jete pjese e ndonje projekti te financuar nga donatore ose ndonje OJF. Jane keto projektet qe shperdorojne para masivisht. Nese eshte keshtu, turp.

Tani kjo pune zgjidhet keshtu. Fillimisht duhet nje auditim i thelluar nga KLSH per menyren se si i shpenzon parate TVSH-ja.

Se dyti, duhet bere gati nje projektligj per definancimin e TVSH-se. Fillimisht permes shkurtimit me 30 per qind te buxhetit, me pas nese vazhdon te beje perversitete si keto definancim total.

Pak se jetojne mbi kurrizin e njerezve, por promovojne dhe axhenda te peshtira.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit