1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Fillova të shkruaj libër kundër Islamit, por përfundova në pranimin e Islamit!

Më të lexuarat

“Ironikisht, gjëja që më bëri t’i bashkohem të djathtës-ekstreme ishte po e njëjta gjë që më bëri të largohem.”

Emri im është Joran Van Klaveren dhe jam ish antarë i parlamentit holandez, i cili ka përfaqësuar ‘Partinë për Liri’, partinë e nacionalistit Anti-Islam, Geert Wilders.
Për vite, unë bëra gjithçka që munda për ta luftuar Islamin. U përpoqa të bëj ligje për mbylljen e të gjitha shkollave islame në Holandë. Tentova t’i mbyll të gjitha xhamitë, ta ndaloj Kur’anin dhe së bashku me të edhe Islamin në Holnadë.
Si politikan i Holandës, e kundërshtova Islamin në çdo mënyrë që munda. Pastaj në vitin 2017, u largova nga parlamenti dhe më në fundë kisha kohë të përmbushja një dëshirë të kahmotshme, të shkruaj një libër Anti-Islam.
Doja një libër, që siguronte teori të argumentuara dhe bindëse për të gjitha objektivat që kisha kundër Islamit si politikan.
Libri im do të zgjidhte dëbatin mbi Islamin me një përfundim të qartë: Islami është një rrezik për Evropën, për Amerikën, për Perëndimin, faktikisht për gjithë botën!
Para se të shkruaja librin, qëndrimet e mia ndaj Islamit ishin të ndikuara nga Lëvizja Konservative Protestante ku isha edukuar, në të cilën fetë tjera, veçanërisht Islami, është parë si i paparashikueshëm dhe i gabuar.
Isha ndikuar gjithashtu edhe nga neveritja kulturore ndaj Islamit, e që e kanë shumë nga evropianët, e cila është si rezultatat i përplasjeve historike me botën islame. Dhe natyrisht frika dhe brenga që përjetova gjatë viteve të studimit të krahasimit të feve në Universitet, i formuan qëndrimet e mia.
Si për çudi, studimet e mia në Universitet filluan në 11 shtator të vitit 2001! Shumë ngjarje të tmershme fatkeqësisht do të pasojnë brenda dhe jashtë Evropës. Nga vrasja e kolumnistit Theo Van Gogh, kidnapimet, terrori anti-semitik dhe prerjet e kokave, veprimet e çrregulluara, sulme me kamion dhe sulme vetvrasëse, deri te shpallja e kalifatit nga ISIS. Madje kishte edhe musliman nga Holanda që kishin udhëtuar për të luftuar në Siri.
Këto veprime konfirmuan dhe thelluan ndjenjat e mia negative ndaj Islamit dhe më motivuan që t’i bashohem partisë së Wilder-it, duke besuar se Islami duhej të luftohej me çkado që të mundej!
Por, si fillova të shkruaja librin tim, u ndesha me informacione të cila binin në kundërshtim me mendimet që i kisha! Mësova se shumë nga idetë e mia për Islamin të shprehura nga orientalistë, perëndimorë të së Djathtës-Ekstreme, madje edhe nga ekstremistët islamik, nuk kishin asnjë bazë në islamin historik!
Kërkimet e mia, shpeshherë më prezantuan me kontekste dhe interpretime të cilat ishin shumë të ndryshme nga ato që propagandova me vite në politikë! Një imazh me ngjyra i Islamit ngadalë po zhvillohej në mendjen time.
Për të kërkuar më shumë informata u kam shkruar shumë akademikëve me autoritet në Islam, përfshirë profesorin e Universitetit të Kembrixhit, Abdulhakim Murad. Ai më përmendi dijetarë të ndryshëm, libra dhe fakte dhe më këshilloi që të lexoj edhe një herë, kësaj radhe edhe më thellë.
Kundërshtimet e mia rreth Islamit u rrënuan një nga një. Islami nuk ishte më një fe që promovonte dhunë, urrejtje dhe anti-semitizëm, ose një fe që i kategorizon gratë dhe jobesimtarët si njerëz inferiorë dhe që fuqishëm e kundërshton demokracinë! Dalëngadalë, perspektiva ime për Islamin filloi të ndryshonte.
Unë, gjithashtu mora përgjigje të habitshme nga Islami për pyetjet e Krishtera që kisha, sa i përket dogmave si: Triniteti, sakrifikimi i Krishtit (Isait a.s.), dhe mëkati fillestarë!
Gjithçka që isha duke mësuar për Islamin ndikoj shumë në shkruarjen e librit tim në atë mënyrë sa filloi të merr karakterin e kërkimit personal për Zotin.
Gjatë kërkimeve, personaliteti i Profetit Muhamed (a.s.) ngriti shumë pyetje tek unë. Kush ishte ky burrë? Një mashtrues? Një antikrisht? Apo ishte ashtu siç besojnë muslimanët, Profeti i fundit i Zotit?
Fillova të lexoj përsëri për jetën e tij, por tani jo me paragjykimet e mëparshme që kisha, dhe kësaj radhe e pashë si një njeri më shumë se të veçantë, një njeri pothuajse me një durim mbinatyror, kujdes, dashuri, udhëzim dhe mbi të gjitha përkushtim ndaj Zotit të tij dhe misionit të tij për drejtësi. Argumentet kundër këtij personi dhe kundër profetësisë së tij u zhdukën sa bëra krahasimin me Profetët e Dhjatës së Vjetër. Në fakt tani kuptova se çka donte të thoshte historiani i shek. XIV, Tomas Carlyle, i cili shkroi: “Gënjeshtrat që me entuziazëm kinse për qëllime të mira janë thënë rreth këtij burri (Muhamedit a.s.) janë turpëruese vetëm për veten tonë.”
Sikur të gjitha ideologjitë radikale, e Djathta-Ekstreme është gjithatu helmuese. Prezanton një realitet të zhveshur nga të gjitha ngjyrat. I përgjigjet problemeve me gënjeshtra dhe lufton kundër fesë.
Islami nuk është armiku ynë. Armiku i vërtetë është mungesa e ndjeshmërisë dhe injoranca, siç pati thënë filozofi i madh Sokrati. Kështu që na lejoni të lexojmë, studiojmë dhe mësojmë. Ekstremizmi nuk është përgjigja.

Emir Stein Center

(islamgjakova

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit