-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Fillon viti i ri shkollor në Palestinë, gëzim tek fëmijët përkundër kushteve të kufizuara për mësim

Më të lexuarat

Në Palestinë sot filloi viti i ri shkollor, ndërsa në shkollat e Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës janë regjistruar rreth 1.2 milion nxënës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri palestinez Rami Hamdallah ka vizituar personalisht një shkollë dhe duke i rënë ziles në mënyrë simbolike hapi fillimin e vitit të ri shkollor.

“Shpresojmë se viti i ardhshëm shkollor do të vijoj me program arsimor më cilësor dhe më të sigurt. Do të jetë edhe ky një vit i rezistencës ndaj politikës provokuese izraelite, zhvendosjes së detyruar, dhunës dhe arrestimeve të palestinezëve. Edhe një herë, ne theksojmë angazhimin tonë se në këto zona të vuajtjes, ne i japim përparësi rindërtimit dhe arsimit”, ka thënë kryeministri Hamdallah gjatë një ceremonie ku i pranishëm ishte edhe ministri palestinez i Arsimit, Sabri Saydam.

Duke treguar për kushtet e vështira të sektorit të arsimit për shkak të politikave pushtuese dhe agresive të Izraelit, kryeministri Hamdallah tha se në 12 muajt e fundit në mbarë Palestinën në sulmet izraelite janë vrarë të paktën 40 mësues dhe nxënës dhe janë plagosur 1.013 prej tyre.

Hamdallah gjithashtu tha se janë dëmtuar objektet në të paktën 30 shkolla në mënyrë të konsiderueshme dhe që kërcënojnë të rrënohen në çdo moment.

Ministri palestinez i Arsimit, Saydam njoftoi se do të vizitojë shkollën në të cilën hapat e para si nxënës i saj do të bëhet Ahmed Devabishe, vogëlushi palestinez me djegie të rënda i cili i mbijetoi sulmit izraelit me zjarrëvënie në shtëpinë e tij, ku humbit tërë familjen.

Në shkollat e Bregut Perëndimor dhe në Jerusalem janë regjistruar 693.165 nxënës dhe 499.643 të tjerë në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit