-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Fillon operacioni i Mosullit, pjesëmarrës edhe fuqitë e stërvitura nga Turqia

Më të lexuarat

Ka filluar operacioni për shpëtimin e Mosullit, qytetit të dytë më të madh të Irakut që prej dy vjetësh gjendje në duart e organizatës terroriste DAESH.

 

Kryeministri i Irakut Hajdar Al-Ibadi fillimin e operacionit e deklaroi në një program të transmetuar në delevizionin shtetëror.

Ai kërkoi nga populli i këtij qyteti që gjithë operacionit të jenë në solidaritet me forcat e sigurisë.

Ushtria e Irakut dhe rreth 15-18 mijë peshmerge, të dislokuar në frontin Hazër, sulmojnë DAESH0in nga të tre krahët.

Ish Prefekti i Mosullit dhe Komandanti i Rojave të Ninova-s, Esil Nuxhejfi bëri të ditur se në operacion marrin pjesë edhe fuqitë sunite të trajnuara nga ushtarët turq në Kampin Bashika.

Ndërkaq edhe forcat amerikane bën goditje të rënda artilierie ndaj terroristëve.

Në operacionin që mbështet nga ajri nga forcat e koalicionit, me qëllim që të evidentohen dhe të vrojtohen veprimet e elementëve të organizatës terroriste DAESH, Lugina e Mosullit ndriçohet  nga helikopterët.

Peshmerget në autostradën Erbil-Mosull vazhdojnë përparimin drejt fshatrave që mbahen në duart e organizatës terroriste DAESH.

Ndërsa DAESH-i kundërpërgjigjet me armë të rënda.

Në kuadër të operacionit në fillim synohet të shpëtohet nënprefektura Hamdanije ku jeton shumica e popullsisë së krishtere.

Në operacion forcat peshmerge kanë marrë gjithashtu kontrollin e fshatrave Tercele, Basahra, Bedene e vogël, Bedene e madhe, Kebervi, Baskelan dhe Şeyh Emir që gjenden mbi rrugën Bartilla.

Edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koalicionin ndërkombëtar në Irak, Brett McGurk me fillimin e operacionit, në rrjetin social Twitter postoi mesazhin: “Jemi krenarë që marrim pjesë pranë jush në operacionin historik”.

Kurse Pentagoni tërhoqi vëmendjen se operacioni i Mosullit do të luaj një rol përcaktues në luftën kundër DAESH-it.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), në deklaratën e bërë përpara fillimit të operacionit tërhoqi vëmendjen në ndjeshmëritë e Turqisë.

“Operacionin e Mosullit nuk duhet ta zhvillojnë milicët shiitë por ushtria irakiane dhe forcat vendore” tha Çavushollu.

Ai nënvizoi se çdo zhvillim në rajon ndikon në sigurinë kombëtare të Turqisë dhe nënvizoi se për çdo kërcënim të sigurisë Turqia do të përdorë të drejtat e saj që burojnë nga ligji ndërkombëtar.

Çavushollu u shpreh edhe një herë se janë kundër trajtimit nga udhëheqjet në rajon të ngjarjeve me botëkuptimin sektar si në Irak ashtu edhe në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit