Të premten, më 29 Shaban 1443H – 01 prill 2022, në prag të Ramazanit, në këtë ditë gëzimi, në koordinim mes Myftinisë së Shkupit nën udhëheqjen e Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili dhe këshillit inicues, është vënë guri i themelit i xhamisë së re në fshatin Gërçec, të Komunës së Sarajit.
Në ceremoninë e gurthemelit të xhamisë, morën pjesë: Kryetari i BFI Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, Sekretari i Komunës së Sarajit, z. Sefi Shabani, Mr. Fadil ef. Ramadani, Kryetari i OH “Hilal”, Kryetari i Shoqatës së Ulemave Rexhep ef. Ziberi, Drejtori për marrëdhënie me jashtë, Mr. Mustafa ef. Dauti; Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim ef. Iseni, hoxhallarë të rajonit dhe të ftuar të tjerë.
Më pas të ftuarit e falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Gëçecit të cilës i priu Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, ndërsa humben e mbajti Kryetari i Shoqatës së Ulemave në BFI, Rexhep ef. Ziberi.
Allahu xh. sh. na e mundësoftë që ta përjetojmë edhe gëzimin e hapjes së këtij Bejtullahi!
Transmetimi i plotë në linkun në vijim: https://www.facebook.com/bfinmk/videos/395391251981851