Sot ka nisur muaji i Ramazanit-muaji i agjërimit. Autoritetet fetare dhe ato politike në Kosovë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respekti në shoqëri.
“Ramazani është muaj që kultivon paqen, mirëqenien, dashurinë e respektin. Ramazani është muaj i pendimit e reflektimit, parime këto për të cilat bota e njerëzimi sot kanë nevojë më shumë se kurrë”, ka thënë në mesazhin e tij me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Edhe në Algjeri, Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Tunizi dhe Jemen Ramazani do të nis po sot. Ndërkaq në Oman, Siri dhe për myslimanët suni në Irak dhe Iran, Ramazani nis të shtunën.kohaislame