15.6 C
Pristina
E shtunë, 15 Maj, 2021

Priten të arrestohen edhe dy ish komandantë

Më të lexuarat

Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 612 raste të krimeve të luftës në Kosovë. Në kuadër të këtyre hetimeve. EULEX-i, ka bërë të ditur se njësia për hetimin e krimeve të luftës është duke hetuar edhe 1781 raste të personave të pagjetur dhe 230 raste post mortem.

Të gjitha këto raste kanë të bëjnë me luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nisur luftën e armatosur për çlirimin nga regjimi serb. Kjo luftë kishte pasuar me nisjen e bombardimeve të NATO-s dhe me largimin e forcave serbe më 12 qershor 1999. Krimet e luftës si vepra penale nuk përshkruhen asnjëherë.

Burime nga EULEX-i kanë thënë, Kohës Ditore se në kuadër të këtyre hetimeve priten edhe arrestime. Në mesin e njerëzve që pritet tu vihen janë edhe dy ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Drenicës. Të dy janë aktualisht aktivë në politikën kosovare.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimeve të shpejta. Sipas EULEX-it, kjo varet nga përparimi I hetimeve. “Varësisht nga rezultatet e hetimeve mund të ketë edhe arrestime, sidoqoftë, kjo varet nga vetë progresi I hetimeve”, ka thënë zëdhënësi I EULEX-it Blerim Krasniqi.
Ky mision ka thënë se është edhe duke hetuar edhe masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë siç është ajo e Krushës së Vogël

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit