Java e promovimit të produkteve vendore, kësaj radhe vjen më ndryshe. Në një shtëpi prej xhami e vendosur në platenë e hotelit Grand, do të promovohen produktet ushqimore, ndërsa brenda do të qëndrojnë tre persona.
Organizatorët kanë thënë se janë ndihmuar edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës për lidhjen e tyre me bizneset.
Kampanja që do të zgjasë një javë, është mbështetur edhe nga komuna e Prishtinës. Kjo kampanjë fillon sonte, ndërsa banorët do të jenë nga shoqëria civile. Ata herë pas here do të vizitohen edhe nga njerëz nga skena publike.kohaislame