6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

KUSH E “SHITI” TADIQIN?

Më të lexuarat

Amerikanët ishin kundër  kandidaturës së Boris Tadiqit për president të Serbisë. Kështu shkruan “Nedelnik” i Beogradit. Madje, sipas këtij shkrimi, ish ambasadori I SHBA-ve në Beograd, Kamerun Manter këtë ia ka thënë haptazi kryetarit të Partisë Demokratike, por Tadiq nuk e mori parasysh  lutjen e njërit ndër diplomatët më me ndikim .

Duke cituar bashkëbiseduesit e vet, “Nedelnik” pohon  se Tadiqi ka mbetur pa mbështetje, kryekput për shkak se  nuk ka qenë bashkëpunues  rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ai thjesht nuk ka dashur të heq dorë nga Kosova sipas skenarit të përpiluar në Shtëpinë e Bardhë , me mbështetje  të kolegëve evropian, që nënkupton heqje dorë nga veriu  i Kosovës dhe serbët e atjeshëm.

Në tekst konstatohet se gadi asnjë qeveri në historinë e re të Serbisë nuk është formuar kryekëput në Beograd, në fakt pa ndikimin e Vashingtonit dhe Brukselit, por edhe Moskës.

Çdo gjë dëshmon se rolin kyç në formimin e qeverisë së re ,sërish e kishin  faktorët nga jasht  dhe diplomatët e tyre në Beograd.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit