Vetëm 60,000 banorë të vaksinuar të Arabisë Saudite u zgjodhën midis qindra mijëra aplikantëve për të kryer haxhin e sivjetmë.
Pelegrinazhi vjetor i Haxhit ka filluar në Arabinë Saudite me vetëm disa mijëra njerëz që kanë fillluar të mblidhën në Rrafshnaltën e Arafatit e qe të hënën pritet të fillojnë ritualet pesë-ditore të Haxhit.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe obligim një herë në jetë për të gjithë muslimanët të aftë për ta kryer nëse kanë mundësi.
Në vitet para pandemisë, rreth 2.5 milion haxhilerë nga e gjithë bota dyndëshin në vendin më të shenjtë të Islamit për të marrë pjesë në Haxh.
Por për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin rreth tubimeve të mëdha, asnjë haxhi i huaj nuk është lejuar që të kryejë Haxh këtë vit.
Vetëm 60,000 qytetarë dhe banorë sauditë të vaksinuar midis moshës 18 dhe 65 vjeç u lejuan të regjistrohen për pelegrinazhin vjetor. Një vit më parë, deri në 10,000 qytetarë dhe banorë sauditë u lejuan të kryenin Haxhin.
“Ndihem shumë me fat dhe me të vërtetë e bekuar që jam në mesin e pak njerëzve që do të kryejnë Haxh këtë vit,” tha Amina për Al Jazeera.
Banorja saudite 50-vjeçare tha se po shkonte në Haxh me një grup grash të tjera, pasi Arabia Saudite lejoi femrat të regjistroheshin për pelegrinazhin pa një kujdestar mashkull për herë të parë ndonjëherë.
Pavarësisht nga kufizimi i numrit të pelegrinëve, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umrës tha se më shumë se 450,000 njerëz në mbretëri dërguan një kërkesë brenda 24 orësh nga hapja e platformës së regjistrimit muajin e kaluar.
Përparësi iu dha njerëzve që nuk kanë kryer Haxh në pesë vitet e fundit dhe atyre mbi 50 vjeç që nuk kanë qenë më parë në Haxh. /mesazhi.com