Sot në mëngjes kanë filluar manovrat e forcave tokësore, detare dhe ajrore të ushtrisë siriane me qëllim për të testuar gatishmërinë dhe kapacitetin e këtyre forcave në realizimin e ndonjë misioni në gjendje lufte.
SANA bënë të ditur se forcat detare gjatë këtyre manovrave do të përdorin helikopterë, anije dhe skafe me qëllim të paraqitjes së performances së tyre në këto manovra. Në manovra do të marrin pjesë edhe gjeneralë të lartë sirianë dhe ministri i mbrojtjes i këtij vendi.