16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Karzai: Siguria, problem kryesor i Afganistanit

Më të lexuarat

Presidenti afgan deklaroi se edhe pas 10 vitesh të ndërhyrjes ushtarake të forcave të huaja, siguria është problemi kryesor i popullit afgan.

Hamed Karzai i cili dje po fliste në ceremoninë e hapjes së konferencës së Tokios, tha se shpreson se me largimin e forcave të NATO-s në vitin 2014 në Afganistan do të ketë paqe, qetësi dhe siguri të plot. Ai po ashtu duke dënuar akuzat e perëndimit për korrupsion në qeverinë e tij, deklaroi se Amerika vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit të tij. Pjesëmarrësit në takimin e së dielës në Tokio pritet që të bien dakord për një shumë prej 4 miliardë dollarësh në vit investime për Afganistanin. Por banka qendrore e këtij vendi thotë se duhen më shumë se 4 miliardë dollarë në vit, pasi pjesa dërrmuese e kësaj shume do të shkojë vetëm për forcat e sigurisë. Një zyrtar britanik, i pranishëm në Tokio për konferencën, e cilësoi projektin për të ndihmuar financiarisht Kabulin si një sfidë të papreçedent. Nga ana tjetër, donatorët e mbledhur në kryeqytetin japonez pritet të kërkojnë garanci nga qeveria afgane për qeverisje të mirë dhe transparencë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit