4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Filloi trajnimi profesional me imamë dhe hatibë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 12 tetor

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, sot filloi trajnimi i dytë me radhë për imamë dhe hatib.

Në hapje të këtij trajnimi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, falënderoi Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve, duke thënë se ky ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin profesional të imamëve dhe hatibëve.

“Bashkësia Islame e Kosovës krenohet me imamët e saj që historikisht kanë bartur mbi supet e tyre amanetin e Resulullahut a.s. me sinqeritet dhe korrektësi për shekuj me radhë”, tha ndër të tjera kryeimami Sahiti.

Ai gjithashtu potencoi edhe faktin se Bashkësia Islame e Kosovës është e përkushtuar në organizimin e trajnimeve të tilla për kuadrin fetar edhe në të ardhmen.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Çështjeve të Arabisë Saudite, dr. Muhamed bin Hasen al Shihri, fillimisht përshëndeti imamët e pranishëm, e më pas theksoi interesimin dhe përkushtimin e ministrit të Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif al Sheikh, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Muhamed al Shihri para imamëve të pranishëm ligjëroi mbi mirësitë e Islamit, më konkretisht nga libri “Perla koncize të virtyteve të fesë islame”.

Ai tha se Islami është një fe e mëshirës, tolerancës, bashkëpunimit dhe unitetit. Ai konsiderohet si mëshirë për të gjithë pa dallim.

Ky trajnim do të vazhdojë edhe nesër dhe në fund të tij, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit