6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Filloi shpërndarja e mishit të kurbanit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 29 qershor 2024

Organizimi për therjen e kurbaneve nga Bashkësia Islame e Kosovës, tashmë është futur në fazën finale. Sot, kontingjenti i radhës, me afër 20 ton mish kurbani, ka arritur në depon e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila menjëherë ka filluar me shpërndarjen e tij.

I gjithë procesi, që nga therja në ditët e Kurban Bajramit dhe deri te shpërndarja e tij është monitoruar nga ekipi i veçantë i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke bërë kështu që kurbani t’i plotësojë të gjitha normat fetare.

Këtë proces e pa nga afër edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili falënderoi gjithë besimtarët për besimin e dhënë për therjen e këtyre kurbaneve, duke lutur Zotin që t’ua ketë pranuar sakrificën.

Gjatë javës në vijim pritet të vijë edhe pjesa e tjetër e mishit të kurbanit, ku pjesa më e madhe do t’i dedikohet rasteve të ndjeshme në Kosovë.

Ky mish kurbani që erdhi të shtunën në mesditë, u shpërnda menjëherë gjatë ditës së sotme në Prizren, Dragash dhe Vushtrri, ndërkohë që pandërprerë përgjatë gjithë javës së ardhshme, aksione për shpërndarjen e mishit do të zhvillohen në gjithë Kosovën.

Afër 20 mijë kurbane janë therur nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për Kurban Bajram, duke përmbushur kështu obligimin e tyre përmes institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit