0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Filloi rundi i ri i bisedimeve për paqen në Siri

Më të lexuarat

Negociatorët në rundin më të ri të bisedimeve, që kanë për qëllim përfundimin e luftës civile pesëvjeçare në Siri, kanë filluar të takohen me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, (ë foto) në Gjenevë.

Delegacioni i grupit kryesor opozitar në Siri, Komiteti i Lartë për Negociata, ka arritur në zyrën e Mistura sot në mbrëmje për bisedime indirekte.

Delegacioni i qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, pritet të arrijë në Gjenevë, më vonë këtë javë.

Këto negociata të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara kanë për synim formimin eventual të një qeverie transicionale, për ta përfunduar konfliktin, nga i cili deri tash janë vrarë më se 270 mijë njerëz dhe janë zhvendosur më se gjysma e popullatës së këtij vendi.

Një marrëveshje e pjesshme për armëpushim e ndërmjetësuar nga Moska dhe Uashingtoni, në muajin shkurt, i kishte shtuar shpresat se do të vazhdonte ndalja e armiqësive, por aktualisht ka pasur përshkallëzim të luftimeve në provincat Alepo dhe Hama dhe në kryeqytetin Damask.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, tha se luftimet i kanë vështirësuar bisedimet politike.

Nga ana tjetër, në territoret e kontrolluara nga qeveria e Sirisë sot janë mbajtur zgjedhje për parlamentin prej 250 deputetëve.

Damasku thotë se votimi është kushtetues dhe i ndarë nga bisedimet për paqe në Gjenevë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit