FILLOI KONFERENCA NË KAIRO REISUL ULEMA BËRI PARAQITJEN E TIJ NË SEANCËN E PARË
Me date 09.09.2023 filloi me pune konferenca e 34 ndërkombëtare e Këshillit të lartë për fetva me temën “Hapsira elktronike dhe mjetet moderne të ligjerimt fetar” nën udhëheqjen e Ministrit të Vakfit Pr. Dr. Muhamed Muhtar Xhuma dhe nën patronazhin e kryetarit të shteti Ekselencës së tij z. Abdulfetah Es Sisi.
Në hapjen solemne para të pranishmëve foli organizatori Prf. Dr. Muhamed Muhtar Xhuma ku e shpalli të hapur këtë konferencë dy ditore duke e bërë të qartë nevojën e qasjes serioze reth hapsirës e cila ofrohet në mjetet e informumit dhe shfrytëzimi i saje në shërbim të së mirës gjithashtu bëri të ditur qëllimet e konferencs dhe pritshmërit e sajë që në fund të ju dëshiroj mirseardhje të gjithë mysafirëve pas të cilave pasuan fjalime përshëndetëse dhe paraqitje të disa kumtesave.
Ne seancën e parë të cilën e udhëhiqte ish Muftiui Egjiptit Prf. Dr. Ali Xhuma, Reisul Ulema i Bashkësis fetare islam H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati paraqitjen e tij në konferencë dhe dha vizionin e tij në menaxhimin e mundësisë të cilat na i ofron teknologjia.
Konferenca i vazhdoi punimet edhe ditën e dytë.
Në këtë konferencë Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain e shoqëronin H. Ismet ef. Ademi drejtor për botën arabe dhe Dr. Abdulkerim ef. Iseni shef i kabinetit të Reisul Ulemasë. Në fjalën përshëndetëse në emër të Shejh El Ez’herit Dr. Ahmed Et Tajib foli Prof.. Dr. Muhamed Ed Duvejni, gjithashtu fjalë përshëndetëse kishte edhe Dr. Adil Abdurahman El Asumi Kryetar i parlamentit Arab, Ministri i Vakëfit të Jordanit Dr. Muhamed Ahmed El Hulajle, Muftiu i Egjiptit Dr. Shevki Alam dhe shumë personalitete tjeta me peshë në botën islame.