-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Fileta viçi në salcë kërpudhash

Më të lexuarat

Nevojiten:

* 1 kg mish viçi tul
* 500 gr kërpudha
* 2 dcl lëng domatesh
* 2 dcl ujë
* 4 lugë gjelle miell
* 0,5 dcl vaj
* tubë majdanoz, hudhër
* erëza të përziera, piper i zi

Përgatitja:

1. Mishi i viçit pritet në fileta, e pastaj ato tëhollohen duke u rrahur me çekan druri. Filetave të mishit i shtohen erëza sipas shijes, rrotullohen nëpër miell dhe fërgohen në vaj të nxehtë.

2. Kërpudhat priten në rriska, ndërsa majdanozi dhe hudhra grihen shumë imët.

3. Kërpudhat kaurdisen në pak vaj, me qëllim që të skuqen, shtohen hudhrat, majdanozi dhe kaurdisen edhe ato.

4. Pastaj shtohet mielli dhe përzihet. Derdhen lëngu i domateve dhe uji, shtohen erëza sipas shijes dhe zihet pak, me qëllim që të fitohet dendësia e dëshiruar.

5. Në tavë të thellë dheu derdhet pakëz salcë, vendoset aty filetat e fërguara dhe kështu vazhdohet derisa të harxhohet i tërë materiali i përgatitur. Përfundohet me salcë. Piqet 30 minuta, në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit