1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

FIFA, marrëveshje sponsorizimi me Qatar Airways

Më të lexuarat

Kompania nga Katari ka plotësuar vendin sponsorizues në kategorinë e kompanive ajrore e cila mbeti e zbrazur pas Botërorit 2014 kur nga sponzorizimi u tërhoq kompania Emirates

DOHA (AA) – Organizata Botërore e Futbollit (FIFA) ka nënshkruar marrëveshje të re sponsorizimi me Qatar Airways, e cila do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2022, kur është planifikuar Kupa e Botës në Katar, në vendin nga i cili vjen kjo kompani ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania nga Katari kështu ka plotësuar vendin sponzorizues në kategorinë e kompanive ajrore e cila mbeti e zbrazur pas Botërorit 2014 kur nga sponzorizimi u tërhoq kompania Emirates.

Kohët e fundit, udhëheqja e FIFA-s bëri të ditur se kjo organizatë vitin e kaluar ka regjistruar humbje financiare prej 369 milionë dollarë për shkak të largimit të sponsorëve të shkaktuar nga imazhi i keq i FIFA-s, e cila u trondit nga një seri e skandaleve të korrupsionit dhe mitmarrjes.

Lajmin për marrëveshjen e re të sponsorizimit me Qatar Airways FIFA e ka publikuar sot në kohën e mbërritjes së drejtuesit të kësaj organizate në Bahrein për të marrë pjesë në samitin vjetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit