7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Fetva dhe dispozita të ndryshme rreth të xhumasë!

Më të lexuarat

Nuk ka problem nëse nuk dërgon salavate gjatë hutbes

Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me imamin dhe hatibin, i cili nuk përmend (dërgon) salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përgjatë hutbes? Dërgon vetëm kur fillon hutben e parë dhe të dytën.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk ka asgjë. Po ashtu edhe për të (imamin dhe hatibin) nuk ka problem (dhe nuk ngarkohen me diçka).

Lexo suren “El-Kehf”

Pyetje: Ditën e xhuma shkoj në xhami një orë para namazit dhe lexoj suren “Jasin”. A ka ndonjë gjë?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Mos lexo suren “Jasin”. Në vend të saj lexo suren “El-Kehf”.

 

Mosdhënia e dorës gjatë hutbes

Pyetje: Cili është gjykimi i dhënies së dorës (takimit) gjatë hutbes së xhumasë. Si të veprojmë me atë që zgjatë dorën?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Mos e tako, mos ia jep dorën. Pasi të mbarojë hutbja tregoi atij se gjatë hutbes nuk lejohen gjëra të tilla, as me fjalë dhe as me veprime.

Nuk ngrihen duart kur imami bën lutje në hutbe

Pyetje: Kur hatibi bën lutje në hutben e xhumasë, a duhet që pjesëmarrësit (xhemati) t’i ngrejnë duart në lutje? Nëse ndonjë prej tyre i ngre duart, a duhet ndaluar nga kjo gjë?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Ata nuk duhet t’i ngrjenë duart, përveçse në lutjen që bëhet për kërkimin e shiut. Nëse hatibi bën lutje për kërkimin e shiut dhe thotë: “Allahumme egithna”, ata i ngrejnë duart nëse imami i ngre. Ndërsa kush i ngre duart në lutjen gjatë hutbes së xhumasë, personit i vihet në dukje ky gabim pas hutbes. Atij i thuhet: Ky veprim nuk është prej sunetit.

 

Namazi xhumasë falet dhe me tre persona

Pyetje: Disa fukaha kanë kushtëzuar për faljen e namazit të xhumasë që numri i pjesëmarrësve të jetë dyzet. Cili është mendimi shkëlqesisë suaj për këtë çështje?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Ajo që shohim (mendojmë) është se tri veta mjaftojnë (për faljen e namazit të xhumasë).

Namazi xhumasë nuk ka sunete para

Pyetje: Katër sunetet e para të drekës a falen para namazit të xhumasë apo jo?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Jo. Xhumaja nuk ka sunete para saj. Njeriu nëse vjen herët në xhami (ditën e xhuma), le të fal sa të dojë derisa të hyjë koha e ndaluar (ku ndalohet falja).

“Fetaua Suvalun alal-Hatifi” vëll, 1

Përktheu: Unejs Sheme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit