19.8 C
Pristina
Sunday, June 23, 2024

FETO shpallet organizatë terroriste nga 42 vende aziatike në APA

Më të lexuarat

Deputetët e 42 shteteve aziatike kanë shpallur FETO-n organizatë terroriste, pasi grupi llogaritet përgjegjës për tentativën vdekjeprurëse për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë, Ahmet Aydin deklaroi të enjten se FETO është përcaktuar si organizatë terroriste në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare Aziatike (APA) që u mbajt në Kamboxhia.

Organizata terroriste FETO, të cilën e udhëheq Fethullah Gülen, me infiltrimin e anëtarëve në të gjitha institucionet e shtetit turk tashmë disa vite ka punuar për përmbysjen e pushtetit legal dhe legjitim në këtë vend.

Akti i fundit konkret i kësaj organizate ndodhi më 15 korrik, kur pjesëtarët e ushtrisë turke të besuarit e Gülenit tentuan të kryejnë grusht shteti, ndërsa i parandaloi populli që doli në rrugë dhe policia.

Asambleje e APA-s përfundon punimet të premten. /AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit