9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“FETÖ ka përdorur Haxhin për të përhapur shpifje ndaj Turqisë”

Më të lexuarat

Kryekonsulli i Turqisë në Xhide, Fikret Özer, ka deklaruar se anëtarë të organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) i janë drejtuar haxhinjëve të ardhur nga shtetet e tjera me thashetheme për të ulur imazhin e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Özer zhvilloi një konferencë për shtyp në ambientet e Konsullatës në Xhide, ku pjesëmarrës ishin edhe disa zyrtarë të tjerë nga Turqia.

Duke theksuar se anëtarët e FETÖ-s kanë shpifur dhe gënjyer vetëm për të ulur imazhin e Turqisë edhe në shtëpinë e Zotit, Özer në vijim të fjalës së tij tha: “FETÖ përdori Haxhin për të përhapur shpifje dhe thashetheme për të ulur imazhin e Turqisë. Besimtarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës si, Afrika, Malajzia etj, pyesin se çfarë ka ndodhur më 15 korrik në Turqi dhe anëtarët e FETÖ-s pa asnjë pikë turpi hedhin hi dhe gënjeshtra për të ulur imazhin e Turqisë.”

Ndërsa deputet i AK Partisë për rajonin Kahramanmaraş, Cemalettin Güvenç duke përgëzuar Arabinë Saudite për organizimin e Haxhit tha se Turqia ka kaluar një kohë të vështirë pas 15 korrikut dhe se nga kjo gjë duhen nxjerrë mësime. Güvenç duke nënvizuar vëllazërinë dhe unitetin e përjetuar pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti më 15 korrik falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen që i ka dhënë Turqisë në këtë periudhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit