-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fethullah Gylen i kërkon ndihmë Buzhalës: Përkrahe Erdoganin, ta largojmë nga pushteti

Më të lexuarat

Kleriku islam dhe lideri i lëvizjes “Hizmet”, Fethullah Gylen, i cili është një ndër figurat më të fuqishme dhe kundërshtarët më serioz të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan, duket se ka gjetur zgjidhjen për ta fundosur këtë të fundit, të cilin dikur e kishte aleat dhe bashkëpunëtor të ngushtë.

Gulen i cili për kohë të gjatë është në arrati, duket se kohëve të fundit ka pasur kohë të përcjellë zhvillimet politike në Ballkan, më saktë zgjedhjet në Maqdoni, Kosovë e Shqipëri. E sigurisht, në ketë mes, Gulenit nuk i ka ikur roli i figurës ogurzezë në tri proceset elektorale në këto vende të ish-Jugosllavisë, Berat Buzhala.

Gulen, i cili qartë e kishte vërejtur se si Buzhala me përkrahjen e tij i dha fund pushtetit të Nikola Gruevskit, Kadri Veselit e Ilir Metës, tashmë i ka kërkuar adminit të Express’it përkrahje për kundërshtarin e tij politik, Erdogan, që t’i japë fund pushtetit të tij në krye të Tuqisë.

Në twitter, përmes një cicërime, Fethullah Gylen ka kërkuar mbështetjen e Berat Buzhalës.

“Borat, përkrahe Erdoganin. Le ta çlirojmë Turqinë nga ai. Le ta shpëtojmë këtë vend nga diktatura. Mos harro, pushteti tij kërkoi arrestimin tënd!”, ishte cicërima e tij drejtuar Buzhalës.

Humor nga Pampers

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit