1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Festa e Republika Srbska, dehje dhe dalldi kundër muslimanëve! Kusturica sulmon të ndjerin Izetbegoviç

Më të lexuarat

“Republika Srbska ka bërë provat gjenerale dhe në vitin 2018 do t’i bashkohet Serbisë”.

Është ky konkluzioni i një artikulli të botuar nga B92 në lidhje me festimet e mëdha që u kryen në Banja Luka me rastin e festës së serbëve të Bosnjës.

B92 thekson se në vitin 2018 Milorad Dodik ka planifikuar mbajtjen e referendumit për largim nga Bosnja dhe bashkim me Serbinë, por gjithçka do të varet nga qëndrimi i administratës Trump.

Përndryshe, festa e serbëve të Bosnjës ka qenë e dalldisur plot me raki që është derdhur lumë, dehje pafund si dhe praninë e stërmadhe të Kishës Ortodokse serbe, krerëve të Beogradit, pranisë së shumë rusëve dhe delegacionit special nga ekstremi i djathtë francez i Marie Le Penn.

Por ajo që ka vënë kapakun, ka qenë dalldija e Emir Kusturicës, regjisorit kontraversal që nën avujt e alkoolit suloi Alia Izetbegoviçin, të birin, Bekirin dhe muslimanët.

Megjithëse ai është shpallur si ateist, Kusturica foli për Luçifer dhe për antikristianë që duan të shkatërrojnë serbët.

Madje ashtu i eksituar siç ishte, Kusturica tha se me dëshirë do të kishte një bombë të vogël atomike që të kërcënojë ata që konsiderohen armiq të Republikës Serbe.

Por nuk ishin vetëm muslimanët armiqtë e simbolit të kulturës së serbëve të Bosnjës, por edhe “fashistët Perëndimorë” që kanë bërë pakt me Arabinë Saudite, e cila sipas Kusturicës synon të ngrejë me miliona një shtet Islam.

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, në fjalën e tij vuri në dukje se marrëdhëniet speciale të Republikës Serbe “kurrë dhe askush nuk do të mund t’i ndalojë”, dhe se ky është pozicioni unik i të gjithëve në Serbi.

Në mënyrë indirekte ai ka thënë, në fakt, se mbështet idenë e bashkimit të Serbisë dhe Republikës Serbe duke saktësuar se aty ku ndahet me vëllanë e tij Mile është se Dodik e thotë hapur.

“Të gjithë ata që marrin vendime në Serbi duan të forcojnë marrëdhënien tona të veçanta si dhe dëshirat dhe idetë tona më intime. Për to vëllai ynë Mile flet hapur, e unë mendoj se njeriu mundet mu si gjarpëri të ngjitet në një pemë”, tha Nikoliç.

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, tha se ëndrra e tij është  lidhja e serbëve të dy anëve të lumit Drina.

“Ëndërrojmë që të jemi pjesë unike me Serbinë …. Kjo ëndërr po përtërihet vazhdimisht dhe një ditë do të bëhet”, tha Dodik i cili Bosnjën e përshkroi si një vend të keq për të jetuar. Mënyra më e mirë që ajo të funksionojë, sugjeron Dodik, është transformimi në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura.

Dodik, Serbinë e përshkroi si mbështetje emocionale, politike dhe ekonomike të Republikës Serbe, dhe njoftoi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve “me miqtë e sprovuar” Rusinë dhe Kinën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit