Kosova sot feston 11 vjetorin e Pavarësisë si shtet.
Por si e ka zgjedhur për ta uruar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta?
Me një foto në zyrën e Kongresmenit Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politiken e Jashtme në Kongresin Amerikan.
Presidenti Ilir Meta duke parë një kopje të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Duket se këtë foto Presidenti Meta e ka zgjedhur enkas sot, pikërisht në Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.