4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ferri në Gaza: mesazhet prekëse të gazetarëve…

Më të lexuarat

Një dënim kolektiv i përmasave të papara që po ndan se kush është kafsha e se kush njeriu

Ushtria izraelite nisi një sulm të paprecedentë në Rripin e Gazës sonte, 27 tetor 2023, me bombardime të pamëshirshme, çnjerëzore, të cilat nuk ndalen.

Nga qytetet përreth vijnë video shqetësuese, të cilat dëshmojnë se Rripi i Gazës është në flakë mbrëmjen e sotme.

Portali Times of Gaza publikoi një video në të cilën shihen dhe dëgjohen breshëri të vazhdueshme me raketa nga Gaza.

Me sulmin në një shkallë të paprecedentë, interneti është në ndërprerje dhe linjat telefonike janë plotësisht jashtë funksionit.

Në të njëjtën kohë, mesazhe rrëqethëse, tronditëse po dërgohen nga gazetarët e Al Jazeera-s, të cilët raportojnë nga Gaza përmes satelitit. Al Jazeera shkruan:

“Tareq Abu Azzoum është në gjendje të dërgojë transmetime sporadike të drejtpërdrejta nga Khan Younis në Gaza përmes satelitit, por zyra e lajmeve e Al Jazeera nuk mund ta kontaktojë atë drejtpërdrejt për shkak të mbylljes së afërt të komunikimeve në enklavën e bombarduar.”

Ky është mesazhi i tij:

“Ajo që po përjeton Rripi i Gazës është një përkeqësim masiv i situatës. Ne po flasim për më shumë se 2.3 milionë palestinezë të cilët tani janë të izoluar nga bota. Ata nuk janë në gjendje të komunikojnë me të afërmit e tyre apo me njëri-tjetrin. Ajo që ne po shohim tani në Gaza është shume e paparashikueshme dhe situata mund të ndryshoje në një moment. Ju lutem djema, nëse mund të na dëgjoni, ne po flasim tani pa asnjë kontakt me tavolinën e informacionit dhe vetëm duke u munduar të presim që të na telefonojnë. Ajo që ndodh në terren konsiderohet një dënim kolektiv për më shumë se 2.3 milionë palestinezë. Rripi i Gazës aktualisht është plotësisht i izoluar nga bota.”

Ai më parë tha: “Nëse mund të na dëgjoni, nëse më dëgjoni, tregojini botës se po hyjmë në një bllokadë të plotë komunikimi. Nuk mund të dëgjojmë më nga të afërmit tanë”.

Gjithashtu, gazetari i Al Jazeera, Safëat Kahlout tha se intensiteti i sulmeve ajrore izraelite në orët e fundit, së bashku me rënien e komunikimeve, është një tregues se diçka “më e madhe” do të ndodhë në Gaza.

Sulmet ajrore vazhdojnë të godasin zonat në veri të Gazës dhe anën lindore të qytetit të Gazës, tha Kahlout.

“Ky është një tregues, nga përvoja jonë e kaluar … që ose ata po përgatiten për diçka më të madhe – mund të jetë një operacion tokësor – ose se negociatat e vazhdueshme për shkëmbimin e të burgosurve do të arrijnë diçka.”

Njerëzit aktualisht nuk janë në gjendje të kontaktojnë njëri-tjetrin “për t’u siguruar që janë ende gjallë”, tha Kahlout. “Ky është lloji i gjuhës që njerëzit përdorin tani – a jeni ende gjallë?”.

 Kujtojmë etiketimin si “kafshë” të palestinezëve në Gaza nga narrativa qeveritare e Izraelit me qëllimin për t’i dehumanizuar. Sonte po shpërfaqet se kush është janë kafshët e vërteta. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit