Në fshatin Komogllav, të Komunës së Ferizajt, të martën në ora 12:30, Policia e Kosovës ka raportuar se një fëmijë është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se kjo ka ndodhur derisa ishte duke lozur.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në këtë njoftim.