9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Fenomeni i “superhënës së gjakosur blu” ofroi pamje mahnitëse

Më të lexuarat

Njerëzit në disa pjesë të botës pas 36 vitesh përsëri shijuan pamjen e “superhënës së gjakosur blu”.

 

Kjo ngjarje e pazakontë astronomike shkakton emocione të mëdha, sepse ajo kombinon tre fenomene hënore të pazakonshme, superhënën, hënën blu dhe eklipsin e plotë të hënës. Në fakt, “superhëna e gjakosur blu” është një treshe ose tre dukuri astronomike që paraqiten së bashku në qiell.

Hëna mbrëmë ishte më e afërt me tokën në orbitën e saj dhe dukej 14 herë më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme.

Ky është një fenomen kur hëna e plotë është më afër tokës se zakonisht. Kur hëna bëhet e kuqe, atëherë kjo quhet “hëna e gjakosur”, ndërsa kur në një muaj kalendarik në qiell shfaqet hëna e plotë, ai fenomen quhet “hënëplotë” ose “hëna blu”.

Megjithatë Evropa nuk është midis vendeve ku mund të shihet ky fenomen i rrallë. Atë mund ta shijojnë Amerika e Veriut, Azia, Lindja e Mesme, Rusia dhe Australia.

Kjo ngjarje hënore është parë për herë të fundit më datë 30 dhjetor të vitit 1982, ndërsa atëherë pati mundësi ta shijojë edhe Evropa, Afrika dhe Azia Perëndimore. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit