1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fenomeni i emërtimit të kamatës së ndaluar me emra të tjerë

Më të lexuarat

Fenomeni i emërtimit të kamatës së ndaluar me emra të tjerë

Shejh Muhamed el Munexhid

Këtë parathënie e them duke marrë shkas prej disa vellezërve tim mi që merakosen per çështjet e fesë, Allahu i shpërbleftë, të cilët më treguan disa shkrime të publikuara nëpër gazeta jashtë vendit ku përmendeshin disa fetva që i kishin dhënë disa njerëz të humbur, të paktën në këtë çështje. Në këtë fetva – prej së cilës po shkëpus shkurtimisht disa arsyetime, argumenta, deformime të teskteve fetare, disa thënie të dijetarë dhe të paraqitura sipas dëshirës së thënësit, thuhet: “Sipas asaj që përmendëm më parë…të gjitha transaksionet që kanë lidhje me çertifikatat e investimit, apo të veprimeve të ngjashme me to, siç janë fondet e kursimit, lejohen fetarisht dhe fitimet e realizuara prej tyre janë gjithashtu hallall dhe të lëjuara fetarisht, për shkak se këto janë mudarebe (bashkim i kapitalit me punën) – sipas tij- ose janë transaksione bashkohore që sjellin përfitime për individët dhe umetin dhe nuk përbëjnë shfrytëzim të njërës palë nga pala tjetër.”

Më pas, duke u përpjekur ti hapë rrugë kësaj metodologjie të ndaluar ai thotë: “Është punë e hajrit që njeriu t’i blejë këto çertifikata dhe të pranojë te ardhurat që vijnë prej tyre – pra fitimet që jipen si rezulat i tyre.”

Më pas autori shprehet plot mburrje: “I kam propozuar autoriteteve përgjegjëse që të ndërmarrin masat e duhura”.

Për çfarë? Për t’i quajtur fitimet që i jepen posejduesve të çertifikatave të investimit si “të ardhura nga investimi” ose “fitimi i investimit” dhe që ta fshijnë fjalë “fajde” ose interes”, sepse këto fjalë tingëllojnë të lidhura me kamatën në mendjen e njerëzve.

Allahu i Lartësuar thotë: “Pa të meta je Ti, kjo është një shpifje e madhe.” (Nur; 16).

Në këtë mënyrë ai kërkon që tua bëjë njerëzve haramin hallall dhe propozon që kamata të quhet “fitimi investimi” ose “të ardhura nga investimi”, që t’i hutojë njerëzit dhe t’ia justifikojë atyre marrjen e shtesës. Ky nuk është i pari në këtë nismë, sepse çifutët janë të parët që e kanë nisur këtë gjë përpara tij, duke ua ndryshuar emrat gjërave në mënyrë që të ngatërrojnë njerëzit. I dërguari i Allahut a.s.. na ka njoftuar se nga ky umet do të dalin njerëz që do ta pinë vërën dhe do ta thërrasin atë jo me emrin e vet. Quaje sitë duash; verë, pije shpirtërore, alkohool, Uiski, që të gjitha janë haram, sepse i dërguari i Allahut a.s.. thotë: “Çdo gjë dehëse është verë dhe çdo verë është haram.” Mund të shkosh ku të dëshirosh, majtas apo djathtas, ajo mbetet haram. Edhe në këtë rast themi: “Quaje si të dëshirosh; kamatë, interes, fitime, të ardhura nga investimi etj.” ajo mbetet e ndaluar, sepse është kamatë që është cilësuar e ndaluar në Kuran dhe në traditën profetike.

Më tej ai vazhdon: “Përfshirja e njeriut në mudarebe (bashkim i kapitalit me punënë) pa marrë përsipër asnjë humbje..”

Vëllezër të dashur! Ne e dimë që përfshirja e individit në një biznes pa marrë përsipër asnjë humbje është e ndaluar. Këtë fjalë e themi ne dhe jo ai. Pra përfshirja e individit në një biznes me kushtin që të mos marrë përsipër asnjë humbje është e ndaluar. E çfarë mund të thuhet në rast se ai kushtëzon që të marrë një përqindje të caktuar fitimesh? Nëse përfshirja e njeriut në biznes me kusht që të mos marrë përsipër asnjë humbje është e ndaluar, atëherë si mund të përfshihet ai në një biznes në të cilin kushtëzon një përqindje të caktuar fitimi p.sh. 8 %, 10 %, 11 % etj? Kjo është edhe më e ndaluar. Si mund ta thotë diçka të tillë në fetvanë e tij duke u shprehur se përcaktimi i fitimit paraprakisht përbën mbrojtje të pasurisë?!

Në këtë mënyrë këta debatojnë rreth ajeteve të Allahut duke u përpjekur të çojnë njerëzit në humbje, pavarsisht justifikimeve kur shprehen se kamata ndodh mes dy palëve; mes të varfërit dhe të pasurit, apo ndodh atëherë kur ka shfrytëzim etj, ndërsa kur ndodh mes të pasurit dhe të pasurit nuk ka asgjë të keqe. Kush e vendosi një rregull të tillë? Kush e bëri këtë përjashtim? A bëhet ky dallim në Kuranin famëlartë kur Allahu i Lartësuar thotë: “Kijeni frikë Allahun dhe lëreni atë që ka mbetur nga kamata” Bekare; 278. A ka thënë Allahu lerëni kamatën që është mes të pasurve dhe të varferve? Apo ajeti është i përgjithshëm dhe përfshin të pasurit me të pasurit, të varfërit me të varfërit dhe të pasurit me të varfërit? Ajeti është i përgjithshëm, por këta përpiqen ta nxjerrin jashtë rrethit të përgjithësimit, por ky ajet asnjë nuk mund të dalë, sepse ka zbritur prej të Urtit dhe të Gjithëdijshmit. Njerëzit e të kotës i shfrytëzojnë këto fetva të shtrembura në formën më të egër. Ata i shumëzojnë ato, i shtypin, i përhapin dhe i shpërndajnë. A ke hyrë ndonjëherë në një vend ku jepet dhe merret kamata ku të jetë shkruar: “O ju që keni besuar! Frikësojuni Allahut dhe lëreni kamatën nëse jeni besimtarë. E nëse nuk e bëni, atëherë ju është shpallur luftë prej Alalhut dhe të dërguarit të Vet” Bekare; 278-279. E ke hasur këtë ajet ndonjëherë në këto vende? Përkundrazi, në këto vende do të gjesh të publikuara këto fetva të lira, të shtypura dhe të përhapura në mënyrë që njerëzit të shkojnë në humbje. Mjerë ata për dënimin që i pret prej Allahut!

LIDHJA E HOXHALLARËVE TË SHQIPËRISË

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit