12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Fenomene kuranore: Rëndësia e ujit

Më të lexuarat

“A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim? Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!” [El-Uaki’a: 68-70]

Në botën bashkëkohore UJI bëhet burimi më i rëndësishëm dhe parashihet që në shek.XXI uji të jetë shkaku për të cilën do të bëhen luftëra. Shkencërisht është vërtetuar se në rruzullin tokësor ekzistojnë rreth 2,5 % uji të ëmbël dhe se është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Thuhet që për çdo ditë sasia e saj pakësohet nga keqpërdorimi dhe pakujdesia. Në shumicën e shteteve të Afrikës dhe Azisë ekziston mungesë kronike e ujit. Deri në vitin 2025, 2/3 e njerëzisë do ta ndjejnë mungesën e ujit.

Ekspertët vlerësojnë se 1,1 miliardë njerëz nuk kanë qasje të ujit të pijshëm. 2,5 miliardë nuk posedojnë kushtet elementare higjienike, ndërsa mbi pesë milionë njerëz brenda vitit vdesin nga mungesa apo nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur.

Sot për njerëzinë sprovat më e madhe potenciale paraqesin ndotja e ujit, ajrit dhe tokës. Për ruajtjen e sasive të mjaftueshme të uji të pijshëm, është e nevojshme të bëhet përpjekje e madhe në ruajtjen dhe kursimin e saj.

Ndotja e ujit nuk njeh kufi, ndaj ne doemos ta ruajmë dhe kursejmë, meqë UJI ËSHTË KULTURA DHE JETA JONË.

Pejgamberi alejhis-selam na porositë që të kemi kujdes gjatë përdorimit të ujit, madje na mëson që edhe gjatë marrjes abdes të mos e teprojmë e ku mbeti për punë të tjera.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit