1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Femra shqiptare është kafshë, ajo ma hanë!

Më të lexuarat

Parlamentet shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë, janë bërë arenë sharjesh e fyerjesh që me të drejtë meritojnë të quhen programe për të rritur apo +18. Para dy dite ministri i Shëndetësisë nga Shqipëria Ilir Beqaj ofendoi rëndë një deputet të PD-së duke e quajtur kafshë. Por edhe para dy jave në parlamentin e Kosovës, ndodhi e njëjta, ku kryeparlamentari Kadri Veseli i tha deputetes së VV-së Albulena Haxhiut: “Ma hanksh…”, fyerja vazhdoi por që dikush në mënyrë spektakulare arriti tia ndal mikrofonin Veslit për të mos dëgjuar duke përmendur edhe organin gjenital si pjesë e rëndomtë e sharjes.
Dhe deputetët tjerë të cilët vazhdojnë po ashtu me ritëm të njëjtë të sharjes e fyerjesh, por që fatmirësisht nuk i regjistron kamera, na bënë fillimisht të pyesim veten, a thua vallë me çfarë kodi etik e moral i kemi këta deputet që me parat e këtij populli paguhen. Por kjo nuk është poenta e këtij shkrimi.
Poenta është se sa lehtë femra shqiptare ofendohet e shahet nga politikanë me pozita të mëdha dhe në anën tjetër gjithë kjo kalon në qeshje ndërhundë të popullatës e cila këtë muhabet e bënë në ndeja shumë shumë private me shprehje: “A e pae qysh e shavë be na hahaha….”. Këto skandale askush nuk i merr në përgjegjësi dhe as që bëhet zhurmë nga organet kompetente po as nga shoqëria jonë. Të ngushtohet zemra kur një nënë, motër, grua, teze, hallë, dikush pse është mashkull e shanë. Pse është i fuqishëm e shanë? Pse ka mundësi dhe ka mediat në dorë e ofendon? Dhe e çuditshme është se si heshtet muhabeti. Në asnjë familje nuk bëhet muhabeti i tillë, që së paku me e dënue moralisht këtë akt barbar ofendues.
Para një viti ishte skandali i përfolur i imamit Irfan Salihu, e cila bëri bujën mediatike duke shkaktuar reagime të tmerrshme dhe që krahasuar me fjalët e tij dhe fjalët e Kadri Veselit dhe Ilir Beqajt, janë lule. Ama imami nuk është i fortë si Kadria dhe nuk është i fortë si ministri Ilir!
Femra shqiptare është e ndershme, gjithnjë historia e ka treguar si të tillë, që ka treguar fisnikëri, ka treguar bujari, ka treguar mirësjellje, respekt dhe po ashtu ka treguar se si njerëzit për gruan, nënën, motrën kanë ditur edhe të vrasin kur nderi dhe respekti i saj është cenuar.
Nuk po thërrasim për vrasje ne, por po thërrasim për dënimin të këtyre matrapazëve që e ofendojnë femrën shqiptare dhe e shajnë pse kanë mundësi, e fatkeqësisht e shajnë për shkak se nuk e kanë as minimumin e respektit për të!/ KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit