1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Fëmijët-refugjatë sirianë: Kushtet në kampet turke janë të përshtatshme

Më të lexuarat

Në kampin YIBO tashmë prej tre vitesh jetojnë 3.072 refugjatë sirianë, ndërsa 1.000 prej tyre janë të moshës shtatë vjeçare.

Afër 1.000 fëmijë sirianë të moshës parashkollore tashmë prej tre vitesh qëndrojnë në kampin e refugjatëve YIBO në vendin Yayladagi në jug të Turqisë, ndërsa 315 prej tyre madje kanë lindur në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i gazetarëve të AA-së vizitoi kampin e lartpërmendur të refugjatëve dhe vërejti pamje të fëmijëve refugjatë të cilët përbëjnë një të tretën e banorëve të kampit.

Në kampin YIBO tashmë prej tre vitesh jetojnë 3.072 refugjatë sirianë, ndërsa 1.000 prej tyre janë të moshës shtatë vjeçare.

Institucionet dhe organizatat kompetente turke për çdo ditë sigurojnë ushqimin, ujin dhe veshmbathjen e nevojitur për refugjatët, ndërsa tashmë prej tre vitesh fëmijët e kampit ndjekin shkollën fillore dhe të mesme.

Jeta e refugjatit të fëmijëve sirianë nuk ka fund, sepse konfliktet në vendin e tyre vazhdojnë me intensitet të njëjtë. Përkundër përpjekjeve që në Turqi t’u sigurohet një jetë dinjitoze, thuajse çdo fëmijë në kamp ka mbetur pa njërin nga prindërit apo ndonjë të afërm dhe dëshira për t’u kthyer në vendlindjen për të cilën u kanë treguar më të moshuarit është e dukshme në çdo hap.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit