0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Fëmijët refugjatë, brezi i humbur i krizës

Më të lexuarat

Organizata humanitare “Save the Children” bëri thirrje për angazhim më të lartë ndërkombëtar në mënyrë që fëmijët refugjatë të vazhdojnë shkollën. Raporti më i fundit i kësaj organizate thotë se asnjë fëmijë nuk duhet të braktisë shkollën për më shumë se një muaj, transmeton Top Channel.

Kërkesa e “Save the Children” vjen ndërsa gjithnjë e më shumë vende po përballen me një fluks të madh emigracioni të njerëzve që i largohen konflikteve dhe kushteve të rënda ekonomike. Pritet që kërkesave të “Save the Children” t’i bëhet jehonë nga e dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Jolie. Ajo, së bashku me ish-kreun i MI6, Sir Richard Dearlove, do të flasin për krizën e rëndë të refugjatëve në të gjithë botën dhe për mënyrën se si kjo lëvizje e madhe dhe e paprecedentë njerëzish po ndryshon botën.

Sipas organizatës “Save the Children”, aktualisht më shumë njerëz po i largohen konflikteve dhe vështirësive se kurrë më parë në histori. Shumë prej tyre janë fëmijë dhe pjesa më e madhe nuk po arsimohen. “Save the Children” thotë se vetëm një në katër fëmijë refugjatë vazhdon shkollën dhe kjo është e papranueshme. Ekspertët thonë se po rritet gjithnjë e më shumë shqetësimi se kriza e emigracionit po prodhon një brez të humbur fëmijësh dhe kushte për më shumë pasiguri dhe varfëri në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit