-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fëmijët që gërhasin më të rrezikuar për të zhvilluar çrregullime në sjellje

Më të lexuarat

Studimi i kryer në Britani të Madhe në më shumë se 11.000 persona ka treguar që fëmijët të cilët gërhasin ose kanë vështirësi tjera me frymëmarrje gjatë gjumit, janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë nga zhvillimi i çrregullimeve në sjellje në moshën prej shtatë vjetësh.

Fëmijët që kanë marrë pjesë në studim janë përcjellë që nga muaji i gjashtë i jetës.

Çrregullimet në sjellje që mund të shfaqen janë çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitetin (ADHD), problemet emocionale si ankthi, depresioni dhe agresiviteti.

Fëmijët me çrregullime më të mëdha të gjumit për shkak të vështirësive me frymëmarrje kanë pasur gati dy herë rrezik më të lartë që do të kenë çrregullime në sjellje në moshën prej shtatë vjetësh se sa fëmijët që kanë marrë frymë në mënyrë normale.

Supozohet që fëmijët për shkak të kualitetit të dobët të gjumit me kalimin e kohës bëhen shumë të lodhur, çka mund t’i kontribuojë zhvillimit të nervozizmit, hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes.

Po ashtu duhet të theksohet që çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të ndikojnë edhe në furnizimin e trurit me oksigjen dhe grumbullimin e dyoksidit të karbonit, çka te fëmijët mund të shkaktojë pasoja afatgjate, pasi që për fëmijët kjo është periudhë kritike në zhvillimin e trurit.

Prandaj prindërit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjumit të fëmijës dhe nëse vërejnë vështirësi të caktuara duhet të këshillohen me mjekun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit