3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fëmijët palestinezë në protestë: Duam të jetojmë të lirë dhe të sigurt

Më të lexuarat

Fëmijët palestinezë organizuan një demonstratë pranë ndërtesës së OKB-së në Gaza për ti kundërshtuar arrestimet e të afërmve të tyre nga ana e izraelitëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Fëmijët të cilët mbanin pankarta kërkuan nga Minsitria e të Burgosurve të Palestinës t’iu sigurojë lirinë dhe sigurinë.

Një ndër fëmijët të cilët morën pjesë në demonstratë, Muhammed Ebu Sisi, duke i bërë thirrje organizatave ndërkombëtare të drejtave të njeriut që ti ndalojnë krimet e izraelit tha: “Janë rritur arrestimet e Izraelit ndaj palestinezëve. Ashtu si fëmijët e tjerë në botë duam të jetojmë të lirë dhe në siguri”.

Nga ana tjetër zëvendësministri i të Burgosurve të Palestinës, Bahauddin el-Medhun, bëri thirrje që organizatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut të marrin një iniciativë për lirimin e të burgosurve dhe fëmijët ti përfundojnë paraburgimet.

Në deklaratën të bërë nga ana e Shoqërisë të Burgosurve Palestinez ishte njoftuar se që nga muaji tetor Izraeli ka arrestuar 800 fëmijë palestinezë me moshë prej 11 deri më 14.

Sipas të dhënave të Shoqërisë të Burgosurve Palestinez, Izraeli që nga viti 2000 ka parabugosur 8 mijë e 500 palestinez. Sipas shifrave zyrtare në burgjet izraelite gjenden 6 mijë e 500 palestinez. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit