Pamje që shpalosin një tragjedi e një turp për Perëndimin
Një pamje e rrallë me theks tragjik është regjistruar së fundi në Gaza, aty ku Perëndimi, me Izraelin në krye, po shkruajnë një histori turpi.
Një vajzë e mitur e zhvendosur mban mbi supe motrën e saj të plagosur, duke ecur me kilometra.
Është ndër ato pamje që ngjasojnë më të tilla nga tragjedi luftrash të mëparshme, të cilat shërbejnë si dëshmi për brezat.
https://x.com/tamerqdh/status/1848309815140904995
Në Gaza, barrën e madhe të një egërsie të paprecedent sioniste, po e mbajnë edhe fëmijët. Me qindra janë vrarë nga mizoria izraelite, edhe qëllimisht, qindra të tjerë janë zhdukur nën rrënoja bombardimesh, po ashtu shumë janë gjymtuar apo kanë mbetur jetimë.
Po, fëmijët në Gaza mbajnë barrë që edhe malet do ta kishin të vështirë t’a mbanin. /tesheshi.com/