1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fëmijët e Gaza-s, vrap me financim nga BE

Më të lexuarat

Mesazhi i përcjellë nga “Maratona e Shpresës” pa u ngacmuar Izraeli

Fëmijët palestinezë në jug të Rripit të Gazës morën pjesë në “Maratonën e Shpresës” të organizuar për të tërhequr vëmendjen ndaj varfërisë në zonat rurale.

Në garën “Maratona e Shpresës” e organizuar nga komuna Khan Yunis me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE), rreth 100 fëmijë vrapuan dy kilometra përgjatë rrugës së sapondërtuar.

Kryebashkiaku Alaaddin al-Batta tha se qëllimi i garës ishte të tërhiqte vëmendjen ndaj varfërisë në zonat rurale.

“Qëllimi është gjithashtu që të dërgohet një mesazh për ata që jetojnë në zonat rurale se ka shpresë për kushte më të mira jetese”, tha ai.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëjnë përpjekje për përmirësimin e shërbimeve në atë fushë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit