3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fëmijë izraelitë, këngë genocidale për Gaza-n

Më të lexuarat

Ja pse ushtria hebreje vret aq lehtësisht deri dhe foshnja palestineze

Një organizatë izraelite që e quan veten Fronti Civil ka shkaktuar polemika në rrjetet sociale duke prodhuar një këngë në të cilën fëmijët festojnë “shkatërrimin” e palestinezëve në Gaza dhe thonë se “asgjë nuk do të mbetet atje” brenda një viti. Klipi thuhet se përmban fëmijë të evakuuar nga komunitetet pranë Rripit të Gaza-s dhe kënga është vënë nën kritika për tekstin e saj, si dhe për faktin se ajo këndohet nga fëmijët.

Videoja është një homazh për poemën klasike izraelite HaReut (Komuniteti), të cilën poeti Haim Gouri e shkroi për ngjarjet e luftës kur sionistët pushtuan Palestinën në 1948.

Kënga kontroverse e kënduar nga fëmijët izraelitë përfshin vargje të tilla si “IDF kalon kufirin për të eliminuar bartësit e keqes”, Ne do t’i fshijmë të gjithë” dhe “Ne do t’i tregojmë botës se si i shkatërrojmë armiqtë tanë”.

Ky klip i këngës u shpërnda nga aktivistët pro-palestinez në rrjetet sociale me komentet: “Fëmijët izraelitë këndojnë një këngë gjenocidale për Gaza-n” dhe “Kështu i rrisin fëmijët e tyre?”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit