0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fëmija i prekur nga ethet e minjve në gjendje të rëndë, kishte qëndruar një muaj në bjeshkët e Deçanit

Më të lexuarat

Në Kosovë është shënuar rasti i parë i infektimit me ethet e minjve. Infektologu Arben Vishaj ka treguar për Telegrafin se pacienti i prekur nga këto ethe është një fëmijë.

Vishaj ka treguar se gjendja e fëmijës është e rëndë por stabile.

“Për momentin gjendja e fëmijës është stabile por edhe më tutje është e rëndë. Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë”, ka thënë Vishaj për Telegrafin.

Ai ka treguar se fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve.

Vishaj më tej ka bërë të ditur gjithashtu se në ditët e fundit kanë pasur edhe dy raste të tjera por që kanë përfunduar mirë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit