8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Fatos Klosi: Të pathënat dhe përfshirja e Sali Berishës në vrasjen e Azem Hajdarit (Video)

Më të lexuarat

Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri dhe mundësia e rihapjes së dosjes “Hajdari” ka sjellë shumë reagime. Çfarë do të deklarojë ish-bodigardi i Sali Berishës, para drejtësisë së re shqiptare?

Në një intervistë për Tirana Today, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë, pasi dënimi prej 25 vitesh, është i lartë.

“Nuk e hap dot çështjen ‘Hajdari’, por ai mund të hapë pozicionin e tij, pasi nuk ka qenë prezent gjatë dënimit. Unë mendoj se ai çfarë ka për të thënë, i ka thënë, pasi Izeti ka shkruar dhe ka folur shumë gjatë këtyre viteve”, thotë Klosi.

“Vetëm nëse do të flasë në vetën e parë, do të jetë më i besuar. Pasi prova shkencore, fotografi, regjistrime, nuk besoj se është përgatitur për këtë”.

“Dënimin që i kanë dhënë, e quan shumë të rëndë dhe ashtu është. Kanë vrarë njerëzit dhe janë dënuar shumë më pak, ai vetëm për bashkëpunim në vrasje, u dënua me 25 vjet”, shprehet Klosi.

Haxhia ka paralajmëruar se do të zbardhë disa të vërteta të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD-së.

Klosi shton për Tirana Today se ish-kryeministri Berisha, ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo pasi ai ishte i vetmi që pati përfitimin më të madh nga vrasja e tij.

Ish-kreu i SHISH thotë se kjo gjë dukej edhe në raportin që ata kishin, ku gjatë kohës që ishte gjallë Hajdari ishte një rrezik për Berishën. Por, që pas vdekjes ai e ktheu në hero dhe e përdori figurën e tij, për përfitime politike.

“Partia Socialiste nuk kishte asnjë përfitim nga vdekja e Hajdarit, madje ajo e pësoi. Është e gjitha shkathtësia e Berishës, ai eksperiencën e ka, është i zoti për punë të liga.

Berisha e di më mirë se të gjithë sesa probleme ka me drejtësinë, ndaj ka qenë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt. Është marrë me të dhe çdo gjë e ka bërë pa zhurmë.

Berisha është sistematik, njeri që punon fort. Fatkeqësisht, ka mendje të keqe. Ai është nga personazhet më negativ të gjithë kësaj periudhe të gjatë tranzicioni”, thotë Klosi. /Tema/https://youtu.be/uGkDahibtj4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit