2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Fatimja për Luben përdorke fjalët “Pi*ka ti materina”, kurse për “Monstrën” po heshtë (Video)

Më të lexuarat

Familjarëve të shqiptarëve të dënuar në rastin “Monstra” nuk podhemb aq shumë vendimi i Katica Janevës që të mos hapë lëndë për këtë rast, sa ju dhemb heshtja e prokurorëve shqiptarë në PSP. Ata për Gazetën Lajm thonë se kanë pritur së paku prononcim të prokurores Fatiem Fetai, e cila mori aq shumë përkrahje nga shqiptarët kur filloi me punë PSP-ja, por që dal ngadalë dëshpëroi pritjet e tyre.
“Fatime Fetai duhej t’i thotë dy-tri fjalë për rastin tonë. Aq shumë foli për rastet e maqedonve dhe është turp që të heshtë për Monstrën”, thotë një familjar.

Gjata paraqitjes së lëndës lidhur me arrestimin e ish ministrit të punëve të brendshme, Fatime Fetai pat përdorë fjalor jotipik për femrat shqiptare, për të përshkruar mënyrën se si është arrestuar Lube Boshkovski. Opinioni shqiptar nuk e ka dënuar këtë paraqitje të Fetait, duke shpresuar se një ditë paraqitje të ngjashme do të ketë edhe për Sopotin, Brodecin, Monstrën, etj.

Fjalimin e zjarrtë dhe brengosës të Fatime Fetait për Lube Boshkovskin mund ta përcillni në videon më poshtë, kurse pjesën ku përdorë fjalët “pi*ka ti materina” mund ta dëgjoni në minutën 9-të.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit