1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Fati i refugjatëve në duart e Evropës

Më të lexuarat

Maqedonia po e pret rezultatin e Samitit të sotëm evropian në të cilin do të duhet që të sjellën vendime për menaxhimin me krizën e refugjatëve e cila ka marrë përmasa shqetësuese. Njëra nga opsionet që përmendet në prag të vendimit të Samitit Evropian është ajo e mbylljes së rrjedhës së paligjshme të refugjatëve nëpërmjet rrugëve Ballkanike në Gjermani. Kjo kuptohet nga dokumenti që gazeta austriake “Standard” shkurt e ka parë. Ashtu siç ka njoftuar gazeta, Athina patjetër e ka pasur që të sigurojë 55.000 vende për azilkërkues potencial, ndërkaq për kthim, Greqia do ta fitojë “gjithë ndihmën” nga BE. Gjithashtu refugjatët që nuk kanë asnjëfarë gjase për të fituar azil, do të kthehen për në Turqi.

Sipas paralajmërimeve, gjatë këtij muajit, mund të arrijnë edhe rreth 100.000 refugjatë. Për momentin në kufirin jugor ka mbi 30.000 refugjatë që ende nuk dihet fati i tyre se a do të vazhdojnë drejt Evropës. Në pritje të vendimit evropian për krizën, përfaqësuesit e policisë greke kanë njoftuar se janë sjellë përkufizime të reja për refugjatët që duan ta kalojnë kufirin greko-maqedonas, gjegjësisht do të lëshohen vetëm ata që vijnë nga qytetet që janë në luftë. Kjo do të thotë që refugjatët nga qytetit të Alepit, për shembull, mund të hyjnë në Maqedoni, ndërkaq ato nga Damasku ose Bagdati nuk mundet. Ky është hapi më i ri i cili ka për qëllim zvogëlimin e refugjatëve që transitojnë nëpërmjet Maqedonisë.

Gazeta greke “Katimerini”, duke u thirrur në burimet nga Brukseli, ka paralajmëron që ndihmës sekretari shtetëror amerikan, Viktorija Nuland mundët që të enjten ta vizitojë kufirin greko-maqedonas, që personalisht të vërtetohet me gjendjen e krizës së refugjatëve. Në plan është që Nuland ta vizitojë kampin në Idomeni, ku sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, qëndrojnë mbi 10.000 persona.

Italia ka paralajmëruar se policia e saj, do ta kontrolloj kufirin me Shqipërinë dhe Greqinë. Të parët që t’i bashkohen policisë shqiptare do të jenë instruktorë, ndërkaq më pas do të ketë edhe ekspertë. Një pjesë e italianëve do ta kontrollojnë kufirin e gjelbër, ndërkaq të tjerët do të asistojnë në pikat e kalimeve kufitare.

Edhe Bullgaria ka paralajmëruar që do të dërgojë më shumë se 400 ushtarë dhe përfaqësues të forcave tjera të sigurisë që ta ruajnë kufirin me Greqinë, për shkak të frikës se mund të zmadhohet vala e refugjatëve. Kufiri mes Greqisë dhe Bullgarisë ka një gjatësi prej 470 km, i cili kryesisht është me male.

Maqedonia refugjatët i lëshon në mënyrë të kufizuar në territorin e saj, gjegjësisht sipas marrëveshjes me shtetet tjera të Ballkanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit