0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Fatah dhe Hamas firmosin marrëveshje historike për pajtimin e palestinezëve

Më të lexuarat

Mbështetur në “Deklaratën e Algjerisë”, të firmosur nga fraksionet më të mëdha palestineze, do të organizohen zgjedhje për president dhe për Këshillin Legjislativ të Palestinës, që vepron si parlament për palestinezët në territoret e okupuara.

Fraksionet palestineze Fatah dhe Hamas kanë nënshkruar marrëveshje në Algjeri që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve 15-vjeçare. Marrëveshja u arrit pas disa muajve bisedime të ndërmjetësuara nga Algjeria, ndërsa parashikon mbajtjen e zgjedhjeve brenda një viti.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar të enjten, synon t’i japë fund përçarjes midis lëvizjes Fatah të presidentit Mahmud Abbas dhe Hamasit që ka ndarë qeverisjen palestineze në Gazën e rrethuar nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe ka penguar ambiciet palestineze për pavarësi të plotë nga pushtimi izraelit.

Zyrtari i lartë i Fatah, Azzam al Ahmad, pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se ajo do të implementohet dhe nuk do të mbetet vetëm letër, ndërsa vitet e përçarjes i quajti “kancer”.

Shefi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se ishte ditë gëzimi në Palestinë dhe Algjeri, por edhe për të gjithë ata që e duan çështjen palestineze, ndërsa në anën tjetër “një ditë e zymtë për entitetin zionist (Izraelin)”.

Presidenti i Algjerisë Abdelmadjid Tebboune e lartësoi marrëveshjen si “historike”.
Në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit, presidenti i Algjerisë potencoi se Yasser Arafat ka shfrytëzuar të njëjtën ndërtesë, Pallatin e Kombeve në kryeqytetin e Algjerisë, për të shpallur pavarësinë e Shtetit të Palestinës në vitin 1988.
Marrëveshja është përshëndetur edhe nga Türkiye.

“E vlerësojmë kontributin e Algjerisë në procesin e pajtimit të brendshëm të Palestinës, një proces që Türkiye e ka mbështetur gjithmonë”, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Organizata e Abass-it pranohet si përfaqësuese e palestinezëve

Sipas “Deklaratës së Algjerisë”, të firmosur nga fraksionet më të mëdha palestineze, do të organizohen zgjedhje për president dhe për Këshillin Legjislativ të Palestinës, që vepron si parlament për palestinezët në territoret e okupuara.

Ai parashikon gjithashtu zgjedhje për Këshillin Kombëtar Palestinez, një parlament për palestinezët duke përfshirë diasporën milionëshe. Algjeria pranoi të jetë nikoqire e Këshillit.

Sidoqoftë, delegacionet nuk u dakorduan për formimin e një qeverie unitare.
Përçarja mes fraksioneve palestineze, e nisur pas fitores së Hamasit në zgjedhjet parlamentare në vitin 2006, ka penguar mbajtjen e zgjedhjeve të reja që atëherë.
Marrëveshja gjithashtu njeh Organizatën për Çlirimin e Palestinës, të udhëhequr nga Mahmud Abbas, si përfaqësues i vetëm i popullit palestinez.

Liderët e 14 fraksioneve, përfshirë Fatah dhe Hamas, mbajtën bisedime dy ditore në prag të samitit të Ligës Arabe muajin e ardhshëm në Algjeri. Këtyre bisedime u parapriu ndërmjetësim disamujor nga Algjeria.

TRT World

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit